Drejtori i Bayernit të Munichut, Christian Nerlinger, ka këmbëngulur se Bayerni i Munichut e ka cilësinë mentale për të përfunduar sezonin në mënyrë të suksesshme.
“Është vërtet qesharake nëse vini në dyshim cilësinë ose karakterin e këtij ekipi. Ne kemi një ekip të shkëlqyer që është në gjendje për të arritur shumë. Ne duhet të mbajmë nivelin tonë të lartë në një fazë shumë vendimtare të sezonit, në mënyrë që të mbyllim vitin në mënyrë të suksesshme”.
“Është folur shumë për fitmin e tripletës nga ana jonë para fillimit të sezonit dhe gjatë pushimit dimëror, por kështu nuk shkohet përpara”, ka deklaruar Nerlinger