Kinezët i ofrojnë 300 mijë në javë Mourinhos

e martë, 20 mars 2012























Klubi kinez Guizhou Renhe dëshiron ta bëjë Jose Mourinhon personin më të paguar në historinë e futbollit.



Trajneri i Real Madridit është duke e peshuar të ardhmen e tij në Spanjë dhe derisa Londra, me klubet si Chelsea dhe Tottenham, është destinacioni i tij i preferuar, paratë në ofertën e Guizhou Renhe mund ta ndryshojnë
mendjen e tij.

The Sun shkruan se Mourinhos i janë premtuar 300 mijë funte në javë për t’i futur në xhep, jashtë taksave.
Megjithatë Mourinho pritet ta refuzojë ofertën e kinezëve për të qëndruar në Evropë.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum