Dzekon në shkëmbim të Higuain?

e martë, 20 mars 2012






















Sulmuesi i Manchester Cityt, Edin Dzeko, ka kthyer shikimin kah Real Madridi.



The Sun shkruan se boshnjaku nuk ka kërkuar një transferim, por drejtuesit e Etihad Stadium janë të vetëdijshëm për pakënaqësinë e tij rreth minutazhit të fituar në fushë.

Dzeko, 26-vjeçar, besohet se mund të jetë i gatshëm për një marrëveshje shkëmbimi me sulmuesin e Real Madridit, Gonzalo Higuain, pasi Jose Mourinho është një
admirues i kamotshëm i tij.

Higuain, 24-vjeçar, është në sezonin e gjashtë në Santiago Bernabeu dhe ka dhënë shenja se mund të largohet.
Në anën tjetër, menaxheri i Cityt, Roberto Mancini, dëshiron të krijojë një dyshe argjentinase të sulmit, duke e bashkuar Higuain me sulmuesin tjetër argjentinas Sergio Aguero.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum