Ibra: Sezoni im më i mirë

e diel, 25 mars 2012

Zlatan Ibrahimovic, Foto: AP




















Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka deklaruar se ai beson se ndoshta është duke e kaluar sezonin më të mirë në karrierën e tij, pasi ishte vendimtar në fitoren prej 2-1 ndaj Romës në San Siro. 
     
“Që disa ditë kam pasur fat të keq, por adrenalina në fushë vërtet më ndezi për të shënuar gola”.

“Falë Zotit, gjithçka shkoi mirë. Unë mendoj se ky është sezoni im më i mirë në karrierë. Mendoj se forma ime në kampionat ka qenë më shumë se e përkryer. Unë ndihem mirë fizikisht dhe mentalisht, kam luajtur pothuajse në të gjitha ndeshjet. Është edhe një muaj i tërë për t’u luajtur dhe është fakt se jam i lodhur, por ndihem mirë”, ka thënë Ibra

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum