Formula 1: Alonso triumfon ne Malejzi

e diel, 25 mars 2012

Fernando Alonso, Foto: Getty Images 





















Piloti i Ferrarit, Fernando Alonso, ka arritur që në mënyrë sensacionale të fitojë garën për Çmimin e Madh të Malajzisë, në kushte ekstreme atmosferike. 

Shiu i madh në shtegun Sepang ka bërë që gara pas nëntë xhirove të shtyhej për 50 minuta, ndërsa pas rifillimit, gjithçka punoi në të mirë të Alonsos.

Ngasësi i Ferrarit nuk e kishte problem që të okuponte pozitën e parë, teksa paraqitje mjeshtrore kishte edhe piloti i Sauber, Sergio Perez, i cili u rendit i dyti. Leëis Hamilton i McLaren arriti vetëm vendin e tretë, sa për të qenë në pole.
Sigurisht, zhgënjimi më i madh i ditës ishte Sebastian Vettel, i cili pas një përplasje me Karthikeyan u detyrua që të largohej nga gara.

Ishte kjo fitorja e 28-të në karrierë për Fernando Alonson, teksa pas dy garave të zhvilluara në Formula 1, gjithçka na flet për një sezon të jashtëzakonshëm ku titulli do të diskutohet nga shumë pilotë

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum