Sulmuesi i Stoke Cityt, Peter Crouch, e ka përshkruar golin e
shënuar ndaj Manchester Cityt si golin më të mirë të karrierës së tij.
Sulmuesi shtatlartë e befasoi
portierin Joe Hart me një super volej nga 27 metra, për t’i dhënë
epërsinë ekipit të tij, ndërsa goli i realizuar duket se do të ngelë në
kujtimet e sulmuesit anglez.
“Është pa dyshim goli më i mirë që
kam shënuar ndonjëherë. Unë gjithmonë kënaqem me volej goditjet, por ato
jo gjithmonë shkojnë drejt në portë. Çdo ditë në stërvitje ushtroj
volej goditjet dhe kur më erdhi topi, provova dhe shënova”, është
shprehur Crouch.