Basketboll: Euroleague: Barca në gjysmëfinale

e mërkurë, 28 mars 2012

Juan Carlos Navarro (Foto: Getty Images)
Barcelona është bërë skuadra e parë që ka arritur në katërshen e fundit të Euroleague në basketboll.
 

Spanjollët mbrëmë mposhtën Unics Kazanin me rezultat 67-56 për të çuar në 3-0 numrin e fitoreve ndaj skuadrës ruse dhe për të siguruar biletën për gjysmëfinale pa pasur nevojë të zhvillojë të pesë ndeshjet.

Barcelona, fitues i vitit 2010, fitoi dy ndeshjet e para në fushën e vet Pala Blaugrana javën e kaluar dhe udhëtoi në Kazan për të vulosur fatin e kualifikimit. Juan Carlos Navarro ishte më i mirë te spanjollët me 21 pikë të shënuara

Finalisti i vitit të kaluar, Maccabi Tel Aviv, ka fituar me rezultat 65-62 ndaj kampionit në fuqi Panathinaikos, për të marrë avantazhin 2-1 në serinë prej pesë ndeshjeve. Maccabi u mposht në finalet e vitit të kaluar pikërisht nga grekët, fitues të gjashtëfishtë të Euroleague.

CSKA Moska, që ka avantazhin 2-0 ndaj debutuesit të Euroleague, Bilbao, mund të arrijë sonte në katërshen e fundit nëse fiton në udhëtim te skuadra spanjolle, derisa italianët e Montepaschi Siena udhëtojnë po sonte te Olympiakos Piraeus, pasi kanë një fitore dhe një humbje (1-1) nga dy ndeshjet e kaluara. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum