“Robben ishte shumë i lënduar kur erdhi në kampin e Holandës, mirëpo ne të gjithë po e argëtojmë dhe ai do të jetë sërish lojtari që ka qenë gjithmonë”.
“Kam folur me të, ndërsa ai ende nuk po e kupton se si iku finalja Bayernit. Ata luajtën më mirë, mirëpo kur shkon deri në penalti, gjithçka mund të ndodhë. Është një rrezik i madh. Gjermanët u desh ta siguronin fitoren më herët”.
“Jam shumë i sigurt se goditja që mori Robben në finale nuk do të ndikojë në lojën e tij me Holandën në Evropian”, ka thënë VdV për Goal.com.