Tifozët kroatë kërkojnë pranimin e Kosovës në UEFA
Tifozët kroatë para ndeshjes me Irlandën i kanë bërë thirrje UEFA-s që ta pranojë Kosovën në organizatën e saj. Kosova ka vite që po bën përpjekje për pranim në FIFA e në UEFA. Ndërsa kombëtarja e Kroacisë ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të Grupit C në kuadër të Kampionait Evropian kundër Republikës Së Irlandës me rezultat bindës, 3:1.