.
Nga ana tjetër, kombëtarja suedeze pati disa raste të mira, por po ashtu mungoi konkretizimi.
Kështu nuk ndodhi në gjysmën e dytë, pasi që skuadrat u treguan më efikase.
Ishte minuta e 52-të kur pas një harkimi të Kim Kallstrom, kush tjetër pos Zlatan Ibrahimovic e kaloi kombëtaren e tij në avantazh.
Mirëpo, vetëm tre minuta zgjati gëzimi i suedezëve pasi aty ishte legjenda me emrin Andriy Shevchenko. Pas një harkimi të Andriy Yarmolenko, Sheva i barazoi shifrat për t’i dërguar në ekstazë tifozët.
Vetëm disa minuta më pas (61’), heroi i mbrëmjes Andriy Shevchenko shënoi golin e dytë, i cili rezultoi i fitores për kombëtaren ukrainase.
Minutat e mbetura të takimit flasin për Suedinë, megjithatë përkundër rasteve të shumta, ata nuk arritën ta shënojnë golin e barazimit.
Ukraina kryeson Grupin D me tri pikë, ndërsa pas saj gjenden Franca dhe Anglia me nga një pikë.