Faqet

e hënë, 4 qershor 2012

Marcelo: Messi është lojtari më i mirë në planet


Lionel Messi dhe Marcelo
Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, e ka lëvduar Lionel Messin dhe ka pranuar se ai është futbollisti më i mirë në botë.
 

Deklarata e brazilianit padyshim se nuk do t’i pëlqejë bashkëlojtarit të tij Cristiano Ronaldo.

“Tash për tash, Messi është futbollisti më i mirë në botë dhe është kënaqësi të luash kundër tij”, ka theksuar Marcelo përGloboesporte.
Brazili të shtunën do të ndeshet me Argjentinën dhe do të përpiqet të kthehet pas humbjes prej 2-0 nga Meksika