Faqet

e martë, 5 qershor 2012

Koha që Maicon të largohet

Douglas Maicon, Foto: AP
Interi mund të mbetet pa Maiconin gjatë kësaj vere, pasi agjenti i tij ka thënë se braziliani ka nevojë për një sfidë të re.
 

Paris Saint-Germain vazhdon të kërkojë shërbimet e mbrojtësit të djathtë, ndërsa agjenti Roberto Calenda ka lënë të kuptohet se klienti i tij mund të ndërrojë ambient.

“Pas gjashtë vitesh, ndoshta ka ardhur koha për ndërrim ambienti”, ka thënë agjenti për Sky Sport Italia.