Në fakt nuk bëhet fjalë për shfaqje të koreve raciste, apo për veprime të ngjashme të tifozëve huliganë, por për një arsye krejt tjetër.
Në raportin e vëzhguesve të ndeshjes Gjermani – Portugali 1-0 shkruhet se tifozët gjermanë kanë goditur me mbi 20 topa letre lojtarët e Portugalisë gjatë pjesës së parë, ndërsa këta të fundit u vonuan pa asnjë arsye në dhomat e zhveshjes para se të niste pjesa e dytë. Federatat e dy vendeve janë në pritje të mbledhjes së datës 14 qershor të komisionit të disiplinës së UEFA-s, për t’u njohur me masat ndëshkimore.
Ndërkaq, ndëshkime pritet të marrë edhe federate ruse, për sjelljen e dhunshme të tifozëve të Rusisë me punonjësit e sigurisë së stadiumit Vroclav, në përfundim të takimit Rusi – Ceki 4-1.