Zëvëndëstrajneri i Gjermanisë, Hansi Flick, është i sigurtë se ekipi do ta kalojë fazën e grupeve, përkundër faktit se Gjermania bën pjesë në grupin e vdekjes.“Është shumë me rëndësi që të fitojmë ndeshjen e parë të kampionatit. Ne jemi të sigurtë se do ta kalojmë fazën grupore”. “Ne presim që Portugalia të jetë në një nivel me ne. Nani dhe Cristiano Ronaldo janë gjithmonë të mirë në befasira”, është shprehur Flick. Të shtunën në ora 20:45 zhvillohet superpërballja Gjermani – Spanjë në kuadër të Grupit B.