Di Natale: Goli më i mirë që kam shënuar për Italinë
Sulmuesi italian, Antonio Di Natale, është shprehur krenar me golin që shënoi ndaj Spanjës në ndeshjen e parë të fazës grupore në Euro 2012.Sulmuesi i Udineses u inkuadrua në gjysmën e dytë për ta kaluar Italinë në epërsi, mirëpo pak minuta më pas Cesc Fabregas e barazoi rezultatin dhe me shifra identike përfundoi takimi. “Jam shumë i lumtur që shënova menjëherë, me topin e parë që më erdhi”.
“Asist i shkëlqyer nga Pirlo. Mendoj se ky është goli im më i mirë për Azzurrët”, ka thënë Totto për Rai Sport