Faqet

e hënë, 11 qershor 2012

De Rossi falënderon Enriquen për rolin e qendërmbrojtës

Daniele De Rossi, Foto: Getty Images
Lojtari i ndeshjes në supersfidën Spanjë-Itali, Daniele De Rossi, e ka falënderuar ish-trajnerin e Romës, Luis Enrique, që e ka angazhuar në qendër të mbrojtjes.
 

Në mungesë të Andrea Barzaglit, mesfushori italian u angazhua në qendër të mbrojtjes së Azzurrëve ku shkëlqeu.
“Do të dëshiroja ta falënderoj Prandellin që më ka dhënë vetëbesim në atë rol, dhe sidomos Luis Enriquen, i cili më zbuloi si qendërmbrojtës”.

“Tashmë kamë luajtur në atë pozitë, mirëpo asnjëherë ndaj kundërshtarëve të atij niveli”, ka thënë De Rossi për Corriere dello Sport