Faqet

e hënë, 11 qershor 2012

De Laurentiis konfirmon: Lavezzi shkon te PSG

Ezequiel Lavezzi (Foto: Getty Images)
Presidenti i Napoli, Aurelio de Laurentiis, ka konfirmuar se ata do ta shesin Ezequiel Lavezzin te PSG.
 

De Laurentiis pret që negociatat me Paris Saint Germain të mbyllen në ditët në vazhdim.
“Ka fjalë për një çmim prej 31 milionë eurosh në shtyp, por kjo marrëveshje është konfidenciale”.

“Unë nuk mund të zbuloj shifrat e sakta. Gjithë çfarë mund të them është se rasti do të mbyllet gjatë javës”, ka thënë De Laurentiis.