Petr Jiracek realizoi për tre minutave lojë për 1-0, ndërsa golin e dytë e shënoi Vaclav Pilar, për të shokuar grekët.
Greqia u mundua të rikthehet në lojë me Theofanis Gekas (53’), por kjo ishte e pa mjaftueshme qe të evitohej disfata.
Pas dy ndeshjeve Çekia ka tri pikë në Grupin A dhe është në vendin e dytë, ndërsa Greqia mbetet në vendin e fundit, teksa pret epilogun e takimit Poloni – Rusi për të mësuar më shumë mbi fatin e vet në këtë kampionat