Faqet

e enjte, 31 maj 2012

Real Madridi prezanton fanellat e reja

Karim Benzema, Foto: RealMadrid.com
Kampioni i Spanjës, Real Madrid, ka zbuluar fanellat e reja për sezonin 2012/2013.
 

Fanellat e reja kombinojnë të ardhmen e klubit dhe traditën e gjatë të tij, duke shfaqur dhe një logo në nderë të 110 vjetorit të krijimit të klubit.

Në shtëpi, Reali do të bart fanellën e bardhë tradicionale të shoqëruar nga vijat e zeza të theksuara, teksa ngjyra e zezë do të dominojë në ndeshjet si mysafir.