Faqet

e hënë, 28 maj 2012

Puyol, mega-oferta nga Rusia, Arabia


Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol (Foto: Getty Images)
Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, ka refuzuar disa oferta të majme për të qëndruar te Barcelona.
 

Puyol aktualisht është duke u rikuperuar nga operacioni në gju, por kjo nuk i ka ndaluar ofertat të vërshojnë në drejtim të tij.
El Mundo Deportivo shkruan se dy oferta nga Rusia dhe një tjetër nga Emiratet e Bashkuara Arabe së fundi kanë arritur në adresë të Puyol.

Por 34-vjeçari është i vendosur të vazhdojë karrierën tij në Nou Camp, ku stafi mjekësor beson se ai mund të vazhdojë deri në mes të të 40-tave.