Faqet

e mërkurë, 9 maj 2012

Hetohen 22 klube italiane

Hetimet rreth kurdisjes së rezultateve në futbollin italian kanë shkuar një hap para. Federata e futbollit italian ka bërë të ditur që 22 klube dhe 61 persona janë duke u hetuar detajisht.

Deri më tani nuk është zbuluar emri i asnjë klubi, por sot priten rezultatet konkrete. Dyshohet për 33 ndeshje të kurdisura, por asnjëra nuk është nga Serie A, 29 janë nga Serie B 4 nga Serie C.