Andrea Pirlo thotë se ai ka biseduar me ish-bashkëlojtarin e tij
te Milani, Alessandro Nesta, për një transferim të këtij të fundit te
Juventusi.
Kontrata e mbrojtësit 36-vjeçar në San Siro do të
skadojë në fund të kësaj vere dhe mediat italiane kanë sugjeruar se ai
mund të ndjekë hapat e Pirlos dhe t’i bashkohet atij te Zonja e Vjetër
si transferim i lirë.
“Po, kam diskutuar një opsion të tillë me Nestan, por ka edhe gjëra
personale. Ai luan për një skuadër të madhe dhe është i lirë të zgjedhë
çfarë vendimi do të marrë. Do të shohim çfarë do të ndodhë në fund të
sezonit”, ka thënë Pirlo për Sky Sport Italia.