Faqet

e mërkurë, 25 prill 2012

Pique dërgohet në spital

Foto: Getty Images
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, është dërguar në një spital lokal si pasojë e përplasjes me Victor Valdesin në takimin ndaj Chelseat.
 

Spanjolli humbi vetëdijen për ca çaste pas goditjes që pësoi në kokë nga portieri, mirëpo për një kohë u kthjell dhe u kthye në fushë.

Megjithatë, ai nuk mundi të vazhdojë dhe u zëvendësua nga Dani Alves.
Në një komunikatë të Barcelonës thuhet se Pique ka pësuar tronditje të lehtë, por do ta kalojë natën në spital në mënyrë që të jetë i mbikëqyrur.