Faqet

e enjte, 5 prill 2012

Përfundoj faza e dytë e garave në futboll

Me ndeshjen e sotme ndërmjet rivalëve lokal Trepça ’89 – Trepça që përfundoi me rezultat 2:1, përfundoi rrethi i dytë i garave në Superligën e Kosovës në futboll.
 

Epilogjet e kësaj mesjave kanë dhënë tabelën përfundimtare nga e cila përpilohet orari i ri i takimeve. Në bazë të këtij sistemi i pari takohet me të shtatin, i dyti më të tetin e kështu me radhë . 

Çiftet e kësaj fundjave janë : Prishtina –Drenica , Vëllaznimi – Liria , Trepça’89-Trepça , Drita – Lepenci , Hysi – Kek-u dhe Besa – Gjilani.

Gjashtë skuadrat e para në tabelë kanë përparësi se në ciklin e tretë dhe të fundit të garave kanë një ndeshje me shumë ne terrenin e vetë . Rezultatet komplete të ndeshjeve të kësaj mesajve të zhvilluara dje dhe sot : Drita – Prishtina 0:3 , , Vëllaznimi – Kek-u 3:0 , Drenica – Liria 2:0 , Hysi – Gjilani 0:0 , Lepenci – Besa 0:0 dhe Trepça’89 – Trepça 2 :1
 
Tabela 
1.Prishtina 41
2.Vëllaznimi 40
3.Trepça'89 38
4.Drita 35
5.Hysi 32
6.Besa 31
7.Drenica 28
8.Liria 27
9.Trepça 26
10.Lepenci 26
11.KEK-u 20
12.Gjilani 20