Sulmuesi i Barcelonës, Pedro Rodriguez, është shprehur mjaft i
kënaqur me golin që e shënoi ndaj Zaragozas të shtunën, ndërsa atë ia ka
kushtuar bashkëlojtarit Eric Abidal.
24-vjeçari nuk kishte shënuar që nga muaji janar, ndërsa në takimin e të shtunës e realizoi golin e katërt të Blaugranëve.
“Golin tim ia dedikoj Abidalit. Goli më ka dhënë shumë vetëbesim.
Është gjithmonë e rëndësishme për një sulmues që të shënojë gola”, ka
deklaruar Pedro.