Faqet
▼
e shtunë, 7 prill 2012
Liria kërkon një pikë në Gjakovë
Trajneri prizrenas Skender Shengyli favorizon Vëllaznimin para përballjes me ekipin e tij Lirinë. Shengyli vlerëson se ndeshja do të jetë e vështirë dhe thotë se ai do të ishte i kënaqur nëse skuadra e tij nga Gjakova kthehet me një pikë të fituar.
Ndeshja Vëllaznimi - Liria zhvillohet sot nga ora 13:15 në stadiumin e qytetit të Gjakovës. Me këtë ndeshje nis faza e tretë, finale, e Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.
Ekipi gjakovar në pranverë nuk ka pësuar asnjë disfatë. Ka tri fitore e dy barazime. Pas javës 22 mban pozitën e dytë me 40 pikë, një më pak se liderja, Prishtina. Liria renditet e teta me 27 pikë. Edhe ekipi prizrenas ka pasur rezultate të mira në pranverë. Në pesë ndeshje ka regjistruar tri fitore, një barazim e një humbje.
Në takimet e tjera të javës së 23-të do të ndeshen:
Prishtina - Drenica (13:15)
Trepça '89 - Trepça (15:00)
Drita - Lepenci (15:00)
Hysi - KEK-u (15:00)
Besa - Gjilani (15:00)