Faqet

e shtunë, 7 prill 2012

Kuyt të largohet nga Liverpooli?

Dirk Kuyt, Foto: Getty Images
Dirk Kuyt mund të largohet nga Liverpooli për një shumë simbolike prej 1 milionë funtesh gjatë verës së ardhshme.
 

The Sun shkruan se klauzola në kontratën e Kuyt ia lejon atij që të largohet për shumën e lartpërmendur, por jo për ndonjë skuadër të kampionatit anglez.

Roma nuk e ka fshehur interesimin për Kuyt, përderisa edhe Galatasaray dhe Fiorentina janë po ashtu të interesuara. Feyenoordi dëshiron ta kthejë në Holandë Kuytin, por problem është paga e tij e lartë.