Faqet

e premte, 6 prill 2012

Juventusi me sponsor të ri

Lojtarët e Juventusit duke festuar, Foto: Getty Images
Juventusi ka bërë të ditur se gjiganti amerikan automobilistik Jeep do të jetë sponsori i ri në fanellën e Zonjës së Vjetër dhe atë për tri sezonet e ardhshme.
 

Nga sezoni 2012/2013 në fanellën e Juventusit do të gjendet logoja e Jeep, ndërsa marrëveshja e re përfshin përfitime për Juventusin në vlerë prej hiç më pak se 35 milionë eurosh.

Jeep është pronë e Chrysler Group, që ka për aleat Fiatin në tregun botëror. Edhe Juventusi edhe Fiati mbahen nga Exor, kompani në pronë të familjes Agnelli.