Mesfushori i jashtëzakonshëm shqiptar, Granit Xhaka, besohet se
ka pranuar ofertën e klubit gjerman, Borussia Monchengladbach dhe pritet
që ai të kalojë në Bundesliga me të përfunduar sezoni.
19
vjeçari ka qenë ndër mesfushorët më të kërkuar gjatë janarit dhe pas
paraqitjeve të mira në Ligën e Kampionëve ka tërhequr interesimin e
shumë skuadrave evropiane, duke përfshirë dhe atë të Manchester United.
Në janar, Baseli refuzoi një ofertë prej 7 milionë eurosh nga Hamburgu
për shërbimet e Xhakës.
Shuma e transferimit të Xhakës nuk është zbuluar, por besohet se do
të jetë diku rreth 10 milionë euro, marrë parasysh 17.1 milionë eurot që
Monchengladbach do t’i marrë nga shitja e Marco Reus te Dortmund