Athletic Bilbao është kualifikuar me një barazim prej 2-2 ndaj Schalkes në San Mames, ndërsa pas ndeshjes së parë e cila përfundoi me rezultat 4-2, baskët në gjysmëfinale shkojnë me një diferencë prej 6-4 ndaj rivalit të tyre gjerman.
Edhe një skuadër spanjolle la në shtëpi një skuadër tjetër gjermane. Është Atletico Madridi që me një fitore prej 2-1 në transfertë te Hannoveri, ka arritur të kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 4-2.
Sporting Lisbona pas fitores në Lisbonë, arriti që me një barazim 1-1 te Metalisti në Kharkov të Ukrainës të kalojë tutje, me rezultat të përgjithshëm 2-1.
Pas disfatës në ndeshjen e parë, Valencia e deklasoi tërësisht ekipin holandez AZ Alkmaar me rezultat 4-0 dhe e ktheu në Holandë ekipin modest me rezultat të përgjithshëm 5-2.
Në gjysmëfinale do të takohet Bilbao me Sporting Lisbonën, përderisa Valencia do të ketë punë me Atletico Madridin, skuadra këto që do të luftojnë për finalen e Bukureshtit