Përfaqësuesja U-16 e Kosovës në basketboll është ndalur në çerekfinale të plejofit në turneun ndërkombëtar "Basketball Wien 2012" që po mbahet në Austri.
Kosova të premten u mposht nga skuadra gjermane Nordlingen me rezultat të ngushtë 55:54. "Përfaqësuesja bëri një lojë të kënaqshme që nuk ishte e mjaftueshme për fitore. Arbitri gjerman na dëmtoi rëndë në dy raste, e posaçërisht në çastet e fundit të ndeshjes", thuhet në njoftimin e FBK-së.
Federata e ka cilësuar të suksesshme pjesëmarrjen në këtë turne në të cilin Kosova arriti dy fitore e dy humbje.