Faqet

e premte, 23 mars 2012

Stegen e pati planin e Bayernit në dorë, por nuk e priti asnë penallti!!!











Marc-Andre ter Stegen, portieri i talentuar 19 vjeçar i Borussia Monchengladbach, nuk arriti të ndal asnjë penallti të kundërshtarëve edhepse më herët e pati planin dhe emrat lojtarëve bavarez të cilët do të duhej të gjuanin nga 11’ metra.

Ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Gjermanisë përfundoi pa gola për 120 minuta lojë dhe finalisti u desht të përcaktohet pas penalltive.

Portieri i ri Stegen e pati listën në dorë disa minuta para se lojtarët të bëheshin gati të gjuajnë nga penalltitë e këtë listë ia dha trajneri i portierëve Uwe Kamps. Në këtë listë ishin emrat e David Alaba, Frank Ribery dhe 
Tomas Müller të cilët ishin të shënuar se në cilën anë do të gjuajnë dhe në çfarë mënyre por Stegen nuk arriti të ndal asnjë penallti ndërsa Müller më herët e kishte lëshuar fushën kështu që nuk pati rast të del përballë tij.
Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja gjermane “Bild”.