Faqet

e hënë, 19 mars 2012

Muamba mbetet në gjendje kritike













Mesfushori i Bolton Wanderers, Fabrice Muamba, vazhdon të mbetet në gjendje kritike në Qendrën e Sulmeve në Zemër në Spitalin e Londrës.



Në një deklaratë të klubit anglez të dielën në mbrëmje, u konfirmua se nuk ka pasur ndryshime në shëndetin e Muamba pasi më herët stafi zbuloi se ata kishin punuar dy orë për të rivënë në funksion zemrën e 23-vjeçarit.

“Fabrice Muamba mbetet në gjendje kritike në kujdesin intensiv në Qendrën e Sulmeve në Zemër në Spitalin e Londrës”, 

shkruhej në deklaratë.
Futbollisti u
dërgua në spital të shtunën pasi humbi vetëdijen në White Hart Lane kur pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes çerekfinale të Kupës FA kundër Tottenham Hotspur