Faqet

e mërkurë, 21 mars 2012

Muamba flet, pyet për rezultatin e ndeshjes























Lojtari i kolapsuar në fushë, Fabrice Muamba po e merr veten më shpejt se që pritej. Ai tashmë ka takuar disa prej familjarëve dhe miqve të skuadrës së Boltonit ndërsa kthimi i tij i mundshëm në fushë do të përcaktohet në ditët e ardhshme.


Një mik i afërt i tij, Aimee Esaloa ka thënë për mediat se gjëja e parë që Muamba ka folur është ta ketë pyetur babain cfarë ka ndodhur në ndeshjen Bolton dhe Tottenham. Babai i tij i’a ktheu se ndeshja ka mbetur 1-1 ndërsa Muamba sërish pyeti “Pse gjyqtari e ka dhënë atë vendim”, “Për atë që të ka ndodhur ty biri im” i’a ka kthyer Marcel Muamba.