Faqet

e martë, 20 mars 2012

Messi 1 gol larg Rekordit Historik
















Leo Messi mund të barazoi rekordin e golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave, Cesar Rodriguez, i cili qëndron në krye të listës me 232 gola. 



Instituti i FC Barcelonës për dokumentacione dhe studime ka bërë hulumtim të detajshëm për të verifikuar numrin egzakt të golave, që legjenda e Barcelonës i ka realizuar në ndeshje zyrtare. 


Pasi janë studiuar të gjitha ndeshjet e Cesar, është
konfirmuar që Messi është vetëm 1 gol larg rekordit te tij. Argjentinasi deri tash ka shënuar 231 gola në ndeshje zyrtare, dhe nëse arrinë të realizoi të martën mbrëma kundër Granada-së do të barazohej me të.


 Deri në këtë kohë ishte menduar që “Peluscas” kishte shënuar 235 gola në fanellën e Barçës, por nuk doli të ishte e vërtetë.