Faqet

e shtunë, 31 mars 2012

Maxi Lopez dëshiron të qëndrojë te Milani

Maxi Lopez, Foto: AP
Sulmuesi i huazuar te Milani, Maxi Lopez, dëshiron t’i bindë Rossonerët që ta mbajnë atë edhe pas përfundimit të sezonit aktual- ka thënë agjenti Andrea D’Amico.
 

Argjentinasi në janar braktisi Catanian për ta treguar veten te lideri i Serie A deri në qershor, ndërsa tani dëshiron që të qëndrojë më gjatë.

 “Kthimi te Catania? Është i mundur, duke qenë se ai është vetëm i huazuar te Milani”.

“Megjithatë, është opsioni i blerjes dhe Maxi po punon për t’i bindur drejtorët e Milanit që të mbështeten tek ai në sezonin e ardhshëm”, ka thënë D’Amico për Radio Sportiva