Faqet

e premte, 23 mars 2012

Maradona: Unë i thashë Tevezit të kthehet

Diego Maradona, Foto: Getty Images




















Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona, pohon se meritat më të mëdha pse Carlos Tevez është kthyer në fushë për Manchester Cityn i takojnë atij.

 

Tevez u ngrit nga pankina të mërkurën për të asistuar për golin e fitores ndaj Chelseat, që mund të jetë krucial në luftën për titull. Rikthimin e fuqishëm të Tevez duket ta ketë influencuar strategu kontravers argjentinas.

“unë i thash Tevezit tre muaj më parë se ai duhet të bisedojë me Mancinin. Unë i thashë këtë sepse ai po humbiste para dhe kishte nevojë që të luante. Unë i thash Tevezit që të kthehet”, ka potencuar Maradona.