Faqet

e hënë, 26 mars 2012

Garcia: Mund ta eliminojmë Chelsean

Javi Garcia, Foto: Getty ImagesMesfushori i Benficas, Javi Garcia, është i bindur se Benfica mund ta eliminojë edhe Chelsean nga Liga e Kampionëve, pasi të njëjtën gjë klubi portugez e bëri me Manchester Unitedin në fazën grupore.
 

“Këtë vit ne tashmë e kemi eliminuar Manchester Unitedin në fazën grupore, para se të eliminonim Zenitin. Të shohim nëse mund të vazhdojmë me rezultatet pozitive ndaj klubeve angleze në çerekfinale”.

“Shorti i Ligës së Kampionëve nuk ishte i keq për Benfican. Synimi jonë ishte që të mos takohemi me Barcelonën, Realin apo Bayernin dhe të gjithë i kemi shmangur. Jemi të fortë dhe besoj se mund të kualifikohemi në gjysmëfinale për t’u përballur me më të mëdhenjt”, ka deklaruar Garcia.