Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se ai është ende nervoz për diferencën e tyre të golave.
United është tre pikë të pastra mbi Manchester Cityn në tabelën e Ligës Premier, por me tre gola më pak në diferencë, që mund të hyjnë në fuqi nëse dy liderët e tabelës e përfundojnë sezonin me pikë të barabarta.
“Do ta pranoja në cilëndo kohë të sezonit. Nëse shikoni prapa muaj më parë, ne ishim shtatë pikë prapa Cityt”.
“Zona ku jemi të shqetësuar është diferenca e golave, por të fitojmë është dukshëm më e rëndësishme dhe nëse ne vazhdojmë të fitojmë, kemi një shans të madh”, ka thënë Ferguson.