Menaxheri Jose Mourinho i cili kritikoi ashpër gjyqtarin Romero ishte përjashtuar automatikisht dhe u suspendua me një ndeshje.
Qendërmbrojtësi Pepe edhe pse e fyu rëndë gjyqtarin mori dënim prej vetëm dy takimeve, ndërsa Mesut Ozil i përjashtuar direkt u dënua vetëm me një ndeshje. Në anën tjetër i përjashtuari Sergio Ramos pas kartonit të dytë të verdhë nuk u suspendua fare dhe do të jetë në dispozicion për takimin kundër Real Sociedad. Dhe së fundi mbrojtësi i Barcelonës Daniel Alves i cili ishte përjashtuar pas kartonit të dytë të verdhë në ballafaqim me Granadan u suspenduar me një ndeshje.