Faqet

e mërkurë, 21 mars 2012

Dalglish: Tifozët kanë besim tek ne






















Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, është i bindur se ai dhe lojtarët e tij ata e kanë besimin e tifozëve, derisa Redsat synojnë të përfundojnë në top katërsh këtë sezon.



“Tifozët shikojnë kah ne dhe besojnë në atë që ne bëjmë. Mendoj se ata po ashtu e dinë se mund t’i lejojnë vetes të jenë ca më romantik se sa ne”.


“Njerëzit të cilët e mbështesin këtë klub futbolli e dinë se çfarë na pret dhe mendoj se ata kanë besim në njerëzit të cilët punojnë këtu. Dhe ata mendojnë se mënyra më e mirë për të ecur përpara është e njëjta që bëjmë ne – të mendojmë për secilën ndeshje që vjen”, ka thënë Dalglish