Faqet

e hënë, 26 mars 2012

Chelsea, 100 milionë për Ronaldon dhe Higuain

Cristiano Ronaldo, Foto: Getty ImagesPronari i Chelseat, Roman Abramovich, besohet se është duke planifikuar hapa sensacionalë, duke tentuar transferimin e yjeve të Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe Gonzalo Higuain.
 

Daily Telegraph shkruan se Chelsea është duke e shqyrtuar seriozisht mundësinë për të lansuar një ofertë prej 100 milionë eurosh për të transferuar në një paketë Cristiano Ronaldon dhe Gonzalo Higuain.

Lëvizja e fundit e cila besohet se po mendohet nga miliarderi rus ka për qëllim fuqizimin e ekipit londinez për sezonin e ardhshëm, me qëllim për ta bërë superfuqi të futbollit evropian dhe arritjes më lehtë drejt qëllimit të kahmotshëm – fitimit të Ligës së Kampionëve.