Faqet

e enjte, 22 mars 2012

Bayerni në finale të kupës
























Bayerni i Munichut është kualifikuar në finalen e Kupës DFB, pasi arriti të eliminojë në gjysmëfinale me vështirësi të mëdha Borussia Monchengladbachun dhe këtë vetëm pas ekzekutimit të penaltive.


Bayerni në këtë takim u paraqit me formacionin më të fortë, por edhe pas 90 minutave lojë përkundër rasteve të shumta, nuk arriti të shënojë fitore.


Dilema nuk u vendos as gjatë vazhdimeve, duke bërë që gjithçka të vendoset në penalti.

Gjatë goditjeve të saktë ishin lojtarët e Bayernit, kurse për vendasit dështuan Dante dhe Nordtveit, duke bërë që bavarezët të kualifikohen në finale ku do të takohen me rivalin e madh, Dortmundin