
Gara e parë e edicionit të sivjetmë në Formula1 që u mbajt në Australi kaloi në dominimin e skuadrës McLaren Mercedes ndërsa pilotët e skuadrës italiane Ferrari nuk siguruan asnjë vend në podiumin fitues.
Më së miri përfundoi Fernando Alonso i cili atë garë e përfundoi i pesti.
Pikërisht rreth bolidit F2012, foli spanjolli i cili ankohet në këtë bolid që sipas tij nuk është i shpejtë sa duhet.
“ Mendoj se bolidi F2012 nuk ka pësuar asnjë ndryshim të madh me atë të vitit të kaluar dhe mendoj se është identike. Me këtë bolid nuk do të mund të bëjmë asgjë as këtë edicion” tha i dëshpruar Alonso
Gara e ardhshme e dyta në këtë edicion në Formula 1, do të mbahet nga 23 deri më 25 mars për Çmimin e Madh të Malejzisë, dhe aty do të shihen edhe më mirë gjasat e Ferrarit sesa është serioz për të synuar titullin e kampionit.