Xavi: Mourinho nuk do të mbetet në histori

e premte, 8 qershor 2012

Xavi (Foto: Getty Images)
Xavi ka deklaruar se menaxheri i Real Madridit, Jose Mourinho, nuk do të shkruhet në historinë e futbollit për shkak të inferioritet që ka ndaj tashmë ish-trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola.
 

Gjatë katër viteve të Guardiolës me klubin katalanas, Blaugranët fituan një mori trofesh dhe krijuan epitetin si një prej skuadrave më të mira në histori të futbollit, falë lojës së tyre atraktive dhe sulmuese.

Dhe Xavi mendon se portugezi gjithmonë do të mbetet nën hijen e Guardiolës.
“Mourinho nuk do të shkruhet në historinë e futbollit. Për mua, më i miri është Guardiola, dhe në katër vite që ai ka drejtuar klubin, ai ka revolucionarizuar futbollin”.

“Për shembull, Chelsea fitoi Ligën e Kampionëve këtë vit, por klubi jonë mbetet markë në botën e futbollit”, ka thënë Xavi për Canal+.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum