Ukraina nuk është raciste

e martë, 12 qershor 2012


Selektori i Ukrainës, Oleg Blokhin mbrojti shtetin e tij ndaj akuzave për racizëm në Euro 2012 që kërcënojnë tu prishin punë në integrimin e tyre me demokracitë evropiane.

Blokhin, ish futbollist dhe hero në sportin e Ukrainës komentoi problemin e racizmit që ka qenë një prej çështjeve më të diskutuara deri më tani pas fillimit të Evropianit, përfshirë edhe bashkënikoqirin tjetër, Poloninë.

“Nuk dua të flas për racizëm. Nuk ka racizëm në Ukrainë”, tha Blokhin gjatë një konference për shtyp para ndeshjes së parë të Grupit D kundër Suedisë, shtet i cili është një prej mbrojtësve më të mëdhenj në Evropë sa i përket të drejtave të njeriut.

“Kjo është çështje politike. Nuk mendoj se ka të bëjë diçka me futbollin. Nëse ndodhin incidente, ato nuk do të jenë në Ukrainë”, u shpreh ai.

Deri më tani, nuk ka kaluar pothuajse asnjë ditë pa u raportuar për ndonjë incident që ka të bëjë me racizëm, edhe pse shumica e rasteve vijnë nga Polonia.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum