Tare: Petkovic, zgjidhja e qëllua

e enjte, 7 qershor 2012

Igli Tare dhe presidenti i Lazios, Claudio Lotito
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka mirëpritur trajnerin e ri të skuadrës, Vladimir Petkovic.
 

Ish-menaxheri i Sionit dje u zbulua si trajner i ri i Lazios pas largimit të Edy Reja në muajin e kaluar.
“Kuptova se Petkovic mund të jetë i ri për shumicën, andaj ka edhe shumë kuriozitet rreth tij. Kjo ishte një zgjidhje e guximshme, por e bazuar në fakte. E kam njohur atë për dy vite dhe isha i impresionuar nga futbolli i tij, ndërsa ai është edhe një person i shkëlqyeshëm”.

“Ne nuk duhet të bëjmë ndryshime të mëdha në pjesën e mbetur të stafit, pasi mendojmë se bashkëpunëtorët e Reja kanë dhënë rezultate të shkëlqyeshme”.
“Ne jemi të bindur se me Petkovic do të vazhdojmë të zhvillohemi siç kemi bërë në disa vitet e fundit, pasi duam të përmirësohemi edhe në vend edhe në Evropë”, ka shtuar ish-kapiteni i kombëtares shqiptare

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum