skip to main |
skip to sidebar
Suker dëshiron finalen Kroaci-Spanjë
Legjenda kroate, Davor Suker, shpreson që kombëtarja e tij të luajë kundër Spanjës në finale të Euro 2012.Dy përfaqësueset zhvillojnë ndeshjen vendimtare në Grupin C të hënën dhe me një barazim 2-2 edhe Spanja edhe Kroacia do të vazhdonin tutje.
“Këto (Kroacia dhe Spanja) janë dy kombëtaret e mia të preferuara. Do të më pëlqente që Kroacia ta fitonte ndeshjen”.
“E dua Spanjën si vend dhe si skuadër. Jam i sigurt se ne do t’i kemi rastet tona dhe do të avancojmë nga ky grup”, ka thënë ish-sulmuesi i Real Madridit për El Confidencial.