“Gjermania është si Reali – të gjithë duan ta mposhtin”

e shtunë, 16 qershor 2012

Mesut Oezil ka bërë një lidhje mes përfaqësueses së tij (Gjermanisë) dhe klubit (Real Madrid), duke thënë se ‘die Mannschaft’ janë kombëtarja të cilën të gjithë duan ta mposhtin.Gjermanët janë të vetmit që i kanë gjashtë pikë dhe thuajse e kanë siguruar kualifikimin që në xhiron e dytë të fazës grupore.

“Jam krenar nga skuadra. Të tjerët, si Anglia, Italia, Spanja dhe Holanda nuk kanë gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para. I kemi mposhtur dy top-kombëtare (Portugalinë dhe Holandën)”.

“Megjithatë, na duhet një pikë për të qenë sigurt në çerekfinale. Prandaj nuk do të gëzohem që tani. Ndaj Danimarkës, duhet të marrim gjithçka dhe të jemi shumë të kujdesshëm”.

“Niveli që kemi arritur ishte qëllimi ynë, objektivi ynë. Secili kundërshtar dëshiron të na mposhtë. Është sikurse Real Madridi... Gjermania është si Real Madridi. Më pëlqen kjo”, ka thënë Oezil

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum