Spanja shum afër Kualifikimit

e enjte, 14 qershor 2012

Spanja ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-0 ndaj Irlandës në ndeshjen e dytë të ditës në Grupin C, duke siguruar praktikisht kualifikimin në çerekfinale të kampionatit evropian.Spanja nuk i dha rast ekipit të Trapattonit që të marrë frymë. Pas vetëm katër minutash lojë, një pasim i mirë e gjen në zonë Fernando Torresin, i cili bukur realizoi për 1-0.

 Pjesa e parë mbaroi me këtë rezultat, kurse formalitetet u përfunduan në pjesën e dytë.
 
David Silva (49’) me një gjuajtje të bukur nga brendësia  e zonës dhe Fernando Torres me një gol të thjeshtë përballë portierit (70’), bënë që Spanja të ketë epërsi prej 3-0.
 
Cesc Fabregas (83’) mbylli gjithçka duke realizuar me një goditje të bukur për 4-0.
 
Me këtë fitore Spanja është lidere në Grupin C me katër pikë dhe pasohet nga Kroacia që ka po aq pikë por me golaverazh më të dobët. Italia ka dy pikë në vendin e tretë, kurse Irlanda përshëndetet nga Euro 2012. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum